Sulm në një kamp ushtarak në Mali, 29 të vdekur

Së paku 29 persona përfshirë dy ushtarë u vranë të enjten në një sulm të dyshuar terrorist në një kamp ushtrie në verilindje të Malit, bëri të ditur ushtria, raporton Anadolu Agency (AA).

“Kampi ushtarak i Malit në fshatin Tarkint në zonën e qytetit Gao ishte objektivi i një sulmi terrorist të enjten në mëngjes. Numri i vdekjeve nga sulmi është 29 persona dhe pesë të plagosur”, tha ushtria në faqen e saj në Twitter.

Më tej shtoi se dy ushtarë malianë janë mes të vdekurve.

Në shkurt, tre ushtarë të Malit u vranë dhe pesë të tjerë u plagosën në një sulm terrorist në kamp ushtrie në Bambara Maoude, rreth 100 kilometra në jug të qytetit Timbuktu.