Sulm terrorist gjatë një parade ushtarake në Iran

Bëhet e ditur se një sulm terrorist ka ndodhur gjatë një parade ushtarake në qytetin Ahvaz në jugperëndim të Iranit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Së paku tetë ushtarë kanë humbur jetën, ndërsa 20 të tjerë janë plagosur.

Sipas të dhënave të para, sulmin e kryen sulmues të veshur me uniforma ushtarake.

Mediat lokale theksojnë se sulmuesit hapën zjarr ndaj forcave të sigurisë. Gjatë sulmit 10 minutësh janë vrarë edhe katër sulmues.

Sulmi është kryer gjatë paradës të organizuar me rastin e Javës së Mbrojtjes në këtë vend. Ende nuk ka njoftim zyrtar lidhur me këtë sulm.