Disa lokacione në qytetin Bushehr në jugperëndim të Iranit, u sulmuan sot në mëngjes, tha guvernatori i qytetit ndërsa një shpërthim i fuqishëm u dëgjua gjithashtu në Isfahan të Iranit qendror, transmeton Anadolu.
Guvernatori i Bushehrit tha se shtrirja e sulmeve ishte ende nën hetim. Agjencia e lajmeve Mehr raportoi se një shpërthim u dëgjua në qytetin e Isfahanit, por shkaku dhe burimi i saktë ende nuk janë përcaktuar.
Kjo vjen pasi SHBA-ja informoi Izraelin se planifikon të intensifikojë fushatën e saj ushtarake kundër Iranit gjatë ditëve në vijim, tha të dielën transmetuesi publik izraelit KAN.
SHBA-ja ka përshkallëzuar sulmet kundër Iranit në ditët e fundit, me Iranin duke u kundërpërgjigjur me sulme që synojnë objektet dhe bazat që thotë se përdoren nga ushtria amerikane në disa vende të rajonit.
Shkëmbimi i zjarrit midis dy vendeve vjen pavarësisht nga një memorandum mirëkuptimi i ndërmjetësuar nga Pakistani që ata nënshkruan në qershor për t’i dhënë fund luftës së tyre dhe për të arritur marrëveshje të qëndrueshme paqeje.





