Qytetet kryesore të Sudanit, përfshirë kryeqytetin Khartoum dhe Port Sudanin, janë përfshirë nga ndërprerje të gjera të energjisë elektrike pas sulmeve me dronë që kanë goditur infrastrukturën jetike të vendit.
Burime lokale bëjnë të ditur se sulmet ajrore kanë dëmtuar objekte energjetike dhe shërbime bazë, duke lënë mijëra qytetarë pa energji elektrike. Intensifikimi i përdorimit të dronëve në konflikt ka shkaktuar gjithashtu viktima civile dhe ka përkeqësuar situatën humanitare.
Lufta civile në Sudan vazhdon prej muajsh, duke shkaktuar shkatërrime të mëdha, zhvendosje masive të popullsisë dhe kolaps të shërbimeve publike, ndërsa përpjekjet ndërkombëtare për armëpushim deri tani kanë dështuar. /mesazhi




