“Sulmi ndaj Idlibit minon proceset e Gjenevës dhe Astanas”

Zëdhënësi i Presidencës së Turqisë, Ibrahim Kalin, ka thënë se çdo sulm ndaj Idlibit nuk do të sjellë asgjë përveç vdekjes dhe shkatërrimit dhe do të minojë të gjitha përpjekjet politike në procesin e Gjenevës dhe Astanas, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në gazetën “Daily Sabah” Kalın ka shkruar një artikull me temën “Ngërçi i Idlibit: Një testim i ri për sistemin ndërkombëtar”.

Në shkrimin e tij duke rikujtuar se lufta në Siri në vitin e 7-të të saj vazhdon të prodhojë “kaos, dramë njerëzore dhe trazira politike” Kalın ka tërhequr vëmendjen se pa një zgjidhje të fuqishme dhe të qëndrueshme politike, luftërat politike dhe ushtarake që vazhdojnë vetëm se do të përkeqësojnë krizat e tanishme.

“Është e qartë se nuk ka asnjë dobi për popullin sirian kjo luftë e cila tashmë është bërë një çështje që ka tejkaluar Sirinë. Ne jemi dëshmitarë të një lufte të deleguar që zhvillohet mes forcave globale dhe rajonale. Burimi i këtij tmerri që ka shkaktuar dëshirën e lakmisë për të fituar më shumë pushtet dhe dominim nuk janë vetëm armët. Nëse palët do të posedonin një qëndrim ndryshe, do të ishte e mundur që shumë kohë më parë të gjendej një zgjidhje e bazuar në solidaritet, virtyt dhe dhembshuri”, thotë Kalın duke nënvizuar se zhvillimet në Idlib dhe përreth tij do të përkeqësonin edhe më shumë situatën në vend që ta përmisojnë atë.

Ai ka bërë të ditur se bota i kthyer shpinën popullit sirian, mbështetjet e saj kanë mbetur vetëm në fjalë ku dhe aktorët e verëtetë kanë bërë shumë pak ose asgjë për ndalimin e luftës.

– “Për vdekjet dhe shkatërrimet në Siri janë përgjegjës edhe grupet terroriste”

Në artikullin e tij Kalın vlerëson se “Të gjithë janë mjaftuar duke vërejtur popullin sirian të bllokuar mes dy monstrave binjake. Për vdekjet dhe shkatërrimet në Siri janë përgjegjës regjimi i Asadit që ka masakruar qindra mijëra njerëz të popullit të tij si dhe grupet terroriste të ndryshme si DEASH dhe PYD-YPG të lidhura me PKK-në”.

Proceset e Gjenevës dhe Astanas pavarësisht se kanë dhënë rezultate pjesërisht nuk kanë mundur të ndalojnë gjakderdhjen, tha Kalın duke shtuar se Amerika për të legjitimuar praninë e saj në Sirianë verilindore ka përdorur DEASH-in.

Kalın ka njoftuar se SHBA-ja pavarësisht eliminimit në masë të madhe të kërcënimit të DEASH-it po kërkon rrugët për të legjitimuar marrëdhëniet e saj me PKK-në në Siri madje duke shkelur edhe partneritetin strategjik me Turqinë.

“SHBA-ja ka mbyllur veshët ndaj thirrjeve që Turqia i ka bërë në çështjen për të ndalur këtë marrëdhënie të errët. Edhe regjimi dhe mbështetësit e tij Irani dhe Rusia po përdorin përbindëshin DEASH-in për të justifikuar përpjekjet e tyre për të nxjerrë një hartë të re në Levant. Jemi dëshmitarë që të gjithë këto elementë kanë eliminuar ose kanë dobësuar nga pikëpamja politike dhe ushtarake grupet e moderuara opozitare në Siri”, tha Kalın.

– “Me deklarata të tilla si paralajmërim, zemërim, shqetësim nuk arrihet në asnjë vend”

Sipas tij, bota ka bërë shumë pak përpjekje për të parandaluar ngërçin në Idlib. “Me deklarata të tilla si paralajmërim, zemërim, shqetësim nuk arrihet në asnjë vend. Kërcënimet për sulm ndaj regjimit të Asadit në rast se përdor armët kimike janë të pakumtimta për dy arsye. Së pari sepse regjimi në të kaluarën ka përdorur armë kimike dhe nuk është bërë asgjë për të eliminuar këtë kapacitet të regjimit. Një numër i vogël i sulmeve të kryera vetëm sa për t’u parë nuk nënkupton asgjë. Së dyti, kushtëzimi i përdorimit të armëve kimike është një tjetër rrugë për të thënë se regjimi mund të vazhdojë masakrat me armë konvencionale. Ja pikërisht kjo është një ironi turpëruese e luftës së Sirisë. Regjimi krahas përdorimit të armëve kimike ka vrarë më shumë njerëz me armë konvencinale. Dhe, regjimi ende mbështetet tek këto dy kërcënime”, thekson Kalın.

Pasi ka nënvizuar se përfundimi i kësaj lufte nuk përbën përparësi për Evropën dhe se deri më tani nuk kanë vërejtur ndonjë propozim apo përpjekje në këtë çështje, Kalın tha se shqetësimi themelor i Evropës është që të mos përballen me një valë migrimi ashtu sikurse në vitet 2015 dhe 2016.

Kalın tha se në këtë çështe vendet evropiane janë pozicionuar në anën e Turqisë dhe se forcimi i këtij solidarizimi është i rëndësishëm. “Duke përfshirë edhe Turqinë asnjë vend i vetëm nuk mund të marrë përsipër të ndalë konfliktin ushtarak, arritjen e një zgjidhjeje politike dhe refugjatët. Evropianët duhet të përpiqen më shumë dhe të bëjnë edhe një hap përpara”, tha ai.

Zëdhënësi Kalın ka rikujtuar se Idlibi është një zonë për pakësimin e konflikteve në kuadër të marrëveshjes së Astanas. “Tre vendet garantuese Turqia, Rusia dhe Irani kanë vendosur pikat e tyre të vëzhgimit këtu. Turqia ka 12 pika vëzhgimi. Prania e ushtarëve turq është garancia e vetme për parandalimin e një sulmi të mundshëm. Avionët rusë dhe forcat tokësore të regjimit nuk mund të marrin parasysh që të kryejnë një sulm teksa atje ndodhen ushtarët turq (ne e dimë se atyre nuk u interesojnë civilët dhe forcat e ligjshme opozitare të moderuara). Çdo sulm që do të kryhet ndaj Idlibit me arsyetimin për eliminimin e grupeve terroriste do të minojë procesin e Astanas”, potencon Kalın.

“Turqia ka bërë të pamundurën për të parandaluar një fatkeqësi njerëzore në Siri dhe gjithashtu ajo do të vazhdojë përpjekjet e saj në këtë çështje. Mekanizmi ndërkombëtar duke kaluar përtej deklaratave si shqetësim apo ‘zëmërim’ ashtu sikurse e ka përdorur edhe presidenti amerikan Trump në llogarinë e tij në Twitter veprat e tij duhet t’i kthejë në veprime konkrete me zgjidhje për refugjatët apo zgjidhje politike. Idlbi qëndron para nesh si një ‘minë me sahat’. Nëse komunitetit ndërkombëtar është i interesuar për popullin sirian duhet ta marrë seriozisht luftën në Siri dhe pasi të ndalë këtë minë mund të fillojmë një proces të ri”, tha Kalın.