Super smartfoni i Asus me 18GB RAM vjen në Evropë

ROG Phone 5S dhe 5S Pro janë përditësime të vogla të ROG Phone 5 dhe 5 Ultimate që Asus prezantoi në fillim të vitit.

Asus zbuloi ditën e sotme çmimin e ROG Phone 5S në Evropë pas debutimit në Tajvan në muajin Gusht.

ROG Phone 5S kushton 999 euro për 12GB RAM dhe 512GB memorie ose 1099 euro për16GB RAM dhe 512GB memorie.

Megjithatë nuk përfundon këtu mbarë linja. Modeli më i shtrenjtë është 5S Pro me 18GB RAM dhe 512GB memorie të brendshme që shitet për 1299 euro.

ROG Phone 5S dhe 5S Pro janë përditësime të vogla të ROG Phone 5 dhe 5 Ultimate që Asus prezantoi në fillim të vitit.

Kanë procesorin më të shpejtë Snapdragon 888 Plus dhe ekranet përgjigjen më shpejtë falë prekjes 360Hz. Sakaq ekrani 144Hz mbetet me madhësi 6.78-inç 1080p mbetet i paprekur, ashtu si bateria 6000 mAh dhe tre kamerat e pasme me sensorë 64-megapiksel. /PCWorld Albanian