Kardiologu Gani Bajraktari sot është larguar përkohësisht nga puna në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Indeksonline ka kontaktuar me zyrtarë të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, të cilët e kanë konfirmuar largimin e Bajraktarit.
“SHSKUK ju konfirmon se kardiologu në fjalë është larguar përkohësisht nga puna, lënda është dërguar në komisionin disiplinor, i cili do të merret me rastin”, kanë thënë zyrtarët për Indeksonline.
Indeksonline merr vesh se ky vendim erdhi pas dyshimit që Bajraktari ka keqpërdorur detyrën e tij zyrtare.