Suspendohet një mësues në Vushtrri, ngacmoi seksualisht nxënësen e klasës së gjashtë

Të shpeshta kanë qenë së fundi në Kosovë raportimet për sulme ngacmime dhe sulme seksuale.

Një i tillë raportohet të ketë ndodhur së fundi në Vushtrri.

Një mësues nga Vushtrria është suspenduar nga puna, nën dyshimin se ka ngacmuar seksualisht një nxënëse të klasës së gjashtë.

Kjo është konfirmuar edhe nga kryetari i komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi.

Në një deklarim për klankosova, Idrizi u shpreh se do të ketë zero tolerancë për këdo që shkel ligjin.