Ballina Lajmet Kosovë Sveçla tregon si u rrëmbyen policët në veri

Sveçla tregon si u rrëmbyen policët në veri

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, përmes një video-xhirimi ka treguar se si janë rrëmbyer tre policët afër kufirit me Serbinë, raporton teve1.info

Përmes një cicërime në Twitter, Sveçla ka shkruar se kidnapimi i tyre u bë me urdhër të Vuçiqit.

Ndërsa, ka kërkuar lirimin e tre policëve të Kosovës.

“Një rrëmbim i planifikuar. Një vepër kriminale.

Videoja e mëposhtme tregon se si forcat serbe, me urdhër të drejtpërdrejtë të Vuçiqit, rrëmbyen zyrtarët tanë të PK-së, thellë në territorin e ??. Saktësisht 1 km larg kufirit. Serbia duhet të ndalojë dezinformimin dhe të lirojë oficerët tanë tani”, ka shkruar Sveçla.