Tahiri: Kosovës s’i nevojitet dënimi me vdekje

Ministri i Drejtësisë i Kosovës, Abelard Tahiri, ka thënë se dënimi me vdekje nuk mund të aplikohet assesi si ndëshkim për kryerësit e vrasjeve.

“Dënimi me vdekje është i ndaluar me Kushtetutën e Kosovës”, ka kujtuar Tahiri në T7.

Ai ka thënë se Kosovës s’i nevojitet dënimi me vdekje.

Sipas Tahirit, nuk duhet të konsiderohet, as të shtrohet për debat në shoqërinë tonë aplikimi i dënimit me vdekje.

Tahiri ka thënë se dënimi me vdekje do të binte ndesh me rregullat e Bashkimit Evropian.