Tanket në rrugët Kinës “zgjojnë” kujtimet e Tien An Men

Si një demonstrim i fuqisë së qeverisë kineze kundër protestuesve, mund të konsiderohen një seri videosh të shfaqura në rrjetet sociale që tregojnë tanke dhe automjete ushtarake që lëvizin nëpër rrugët e qyteteve të mëdha kineze si Shangai, Wuhan dhe Hangzhou.

Këto lëvizje, që padyshim synojnë të shtypin protestat që po shumohen në vend, “zgjojnë” kujtimet e Tian An Men Square, kur studentët rebelë gjetën tanke dhe forca të ushtrisë përballë tyre, pas dështimit të forcave të policisë për t’i dhënë fund demonstratave të vitit 1989.

Tanket lëvizin kryesisht gjatë natës, por në disa raste lëvizin nëpër rrugët kryesore dhe në mes të ditës, me sa duket duke dashur të bëjnë një shfaqje force kundër protestuesve.