Të dish të përdorësh ChatGPT mund tu sigurojë një vend pune

Edhe pse studimi gjeti një numër të lartë përdoruesish AI që e shfrytëzojnë për qëllime pune, përgjigja më e shpeshtë, ose 38 përqind e të anketuarve, ishte shfrytëzimi në formë dëfrimi.

Të dish të përdorësh ChatGPT mund tu ndihmojë të gjeni një vend pune. Ende disa përdorues të robotit AI nuk po e trajtojnë me aq seriozitet thotë një studim i ri nga Salesforce.

Në fillim të muajit, gjiganti cloud bëri një anketë me 4 mijë njerëz në SHBA, Britani, Australi dhe Indi për mënyrën sesi i përdorin teknologjisë e AI gjeneruese si ChatGPT apo gjeneruesin e artit DALL-E.

Edhe pse studimi gjeti një numër të lartë përdoruesish AI që e shfrytëzojnë për qëllime pune, përgjigja më e shpeshtë, ose 38 përqind e të anketuarve, ishte shfrytëzimi në formë dëfrimi.

Moshat e reja janë ato më të prirurat për të luajtur me inteligjencën artificiale krahasuar me moshat e vjetra. Nga të gjithë përdoruesit e anketuar, 42 përqind e tyre identifikoheshin si Gen Z, 39 përqind si Gen X dhe 35 përqind si mijëvjeçarë.

Ende hulumtuesit zbuluan se përdoruesit janë të hapur ndaj mjeteve AI për qëllime pune. Nga të gjithë të anketuarit, 75 përqind thanë se synojnë ta përdorin teknologjinë për automatizimin e proceseve të punës dhe për të shkruar komunikime pune siç është e-maili.

Është çështje kohe përpara se njerëzit të fillojnë ta trajtojnë teknologjinë me seriozitet. Një studim nga një uebsajt i vendeve të punës, ResumeBuilder, gjeti se 91 përqind e kompanive kishin punësuar njerëz të cilët dinë të përdorin ChatGPT.

Edhe kompanitë e mëdha si Meta dhe Netflix po kërkojnë aftësi AI për punësimet e reja duke paguar paga deri në 900 mijë dollarë.