Hud,hudi (pubëza) kur u kthye nga Jemeni, dhe i raportoi Sulejmanit a.s, për gjendjen e atij populli, nuk tha se ishin të përparuar e popull me teknologji etj.
Por i habitur dhe i tronditur tha: E gjeta mbretëreshën e tyre dhe popullin e saj duke adhuruar diellin në vend të Zotit.
Kështu pra sipas tij nuk ishte normale që ata në vend të Zotit të adhurojnë diellin.
Kurse disa njerëz tonët kur shkojnë në Evropë mahniten me jetën e tyre, dhe kur kthehen thonë: atje vetëm një Shehadet ju mungon.
Gjë që nuk është e vërtetë, ngase atje pihet alkooli, hahen gjërat e ndaluara, atje janë kazinot, kamata, droga shfrenimi i rinisë etj.
Pra aty ku nuk besohet Zoti, mungojnë shumë gjëra jo vetëm Shehadeti.
Këtë më mirë e ka kuptuar hud’hudi i Sulejmanit a.s, se disa muslimanë të sodit!
Dr. Zekerija Bajrami








