Të mërkurën seanca për “rrëzimin” e Qeverisë

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që seanca e jashtëzakonshme për mocionin do të mbahet të mërkurën, në ora 10:00.

Valdete Bajrami, shefe e Grupit parlamentar të Nismës për Kosovën bëri të ditur se seanca me të vetmen pikë të rendit të ditës mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Mustafa do të mbahet të mërkurën.

Ndryshe, sot në mëngjes partitë opozitare, Nisma për Kosovën, Vetëvendosje dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë dorëzuar në Kuvend mocionin për mosbesimin ndaj Qeverisë Mustafa, raporton Telegrafi.

Mocionin e mosbesimit përveç partive opozitare e kanë nënshkruar katër deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës.