Të mira dhe të shijshme, ja si të përgatisni qofte me patëllxhanë

Pastroni lëkurën në shirita edhe i prisni kubikë. I zieni për disa minuta në ujë me kripë derisa të zbuten. I kulloni dhe shtypni pak, pasi ftohen i shtoni kripë (pak), piper, hudhër të thatë, djathë, thërrime buke, borzilok, vaj ulliri dhe vezë.

I përzieni mirë edhe formoni me lugë qoftëza të vogla. I kaloni në galetë (peksimadhe ose bukë të thekur) edhe i skuqni për disa minuta sa të marrin ngjyrë. Në tigan vendosni vaj ulliri, hudhër edhe borzilok, shtoni salcë domate ose domate të freskëta, e zieni sa të marri shije salca edhe vendosni qoftet. E kaloni pak në furrë nëse doni për më shumë kërcanisje.

Qoftet e patëllxhanave mund t’i piqni në furrë ose i vendosni direkt mbi salcë, e mbuloni me kapak edhe e vendosni në furrë për të evituar skuqjen.

Kjo recetë u përgatit nga Papare_thebeautyofsmallthings