Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Të paktën 27 të vdekur nga zjarri në një lokal pranë tregut...

Të paktën 27 të vdekur nga zjarri në një lokal pranë tregut Chatuchak në Bangkok

Të paktën 27 persona kanë humbur jetën dhe 63 të tjerë janë plagosur, shumë prej tyre në gjendje kritike, pasi një zjarr përfshiu një lokal të njohur në Bangkok të Tajlandës.

Ngjarja ndodhi në një lokal pranë tregut të famshëm Chatuchak, një nga destinacionet më të frekuentuara të kryeqytetit tajlandez.

Ekipet e emergjencës ndërhynë për të shuar flakët dhe për të evakuuar të mbijetuarit, ndërsa të plagosurit u dërguan në spital për trajtim.

Autoritetet tajlandeze kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkakun e zjarrit, si dhe për të verifikuar nëse lokali kishte dalje të mjaftueshme emergjente dhe kishte respektuar standardet e sigurisë. /mesazhi