Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Të paktën 96 të vrarë në Iran brenda një dite, thotë një...

Të paktën 96 të vrarë në Iran brenda një dite, thotë një organizatë për të drejtat e njeriut

This picture shows of the body of a little girl killed in a missile strike on a girl's school in Minab, Hormozgan Province, southeastern Iran on February 28, 2026.

Të paktën 96 persona janë vrarë në Iran vetëm gjatë së hënës, pas sulmeve të përbashkëta të Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit, njofton organizata Human Rights Activists News Agency (HRANA).

Sipas HRANA-s, 85 nga viktimat janë civilë dhe 11 pjesëtarë të forcave ushtarake. Organizata me seli në Uashington thekson se numri i përgjithshëm i civilëve të vrarë që nga fillimi i sulmeve më 28 shkurt ka arritur në të paktën 742, mes tyre 176 fëmijë.

Ndërkohë, Gjysmëhëna e Kuqe Iraniane ka raportuar më herët për 555 të vdekur, duke paraqitur një bilanc më të ulët të viktimave.

Shifrat nuk janë verifikuar në mënyrë të pavarur. Sipas HRANA-s, sulmet e së hënës kanë goditur disa baza ushtarake, dy zona banimi si dhe portin Shahid Bahonar në Bandar Abbas. /mesazhi