Të paktën 98 persona kanë humbur jetën në një stuhi tropikale në Filipine

Të paktën 98 persona kanë vdekur gjatë stuhisë tropikale Nalgae në Filipine.

Më shumë se gjysma e vdekjeve u regjistruan në rajonin jugor Bangsamoro, kryesisht për shkak të rrëshqitjeve të dheut të shkaktuara nga shiu, tha Agjencia Kombëtare e Menaxhimit të Emergjencave, raportoi Reuters. Sipas raportimeve, më shumë se 60 persona janë të zhdukur, ndërsa 69 janë plagosur.

Në rajonin Bangsamoro, 53 persona vdiqën dhe 22 rezultojnë të zhdukur. Dëmet e infrastrukturës nga shirat e dendur dhe erërat e forta u vlerësuan në 13 milionë dollarë.

Presidenti i Filipineve Ferdinand Marcos Jr do të kryejë sot një inspektim ajror për të parë dëmet e shkaktuara. Ai do të fluturojë mbi fshatra të zhytura në provincën e Cavite, pranë kryeqytetit Manila.

Stuhia tropikale, e cila ka arritur në tokë pesë herë, pritet të largohet nga Filipinet më vonë sot dhe të shkojë drejt Kinës jugore. /euronews