Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë

Gjatë ditës së djeshme, policia ka raportuar se persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri, në rrugën “Dritan Hoxha”, në Prishtinë.

Sipas tyre, ngjarja ka ndodhur përderisa persona të panjohur nga një veturë në lëvizje kanë shtënë me armë zjarri në ajër.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja.