Të shtëna në Rusi, 8 ushtarakë të vrarë dhe 2 të plagosur

Ministria ruse e Mbrojtjes ka bërë të ditur se tetë ushtarakë janë vrarë dhe dy janë plagosur si pasojë e të shtënave në Rusi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas njoftimit të ministrisë ruse, incidenti ndodhi gjatë ndërrimit të rojeve në një njësi të logjistikës dhe sigurisë speciale në rajonin juglindor Zabaykalsky Krai të Rusisë.

Ministria po ashtu tha se gjuajtësi është arrestuar, ushtarakët e plagosur janë shtruar në spital, ndërkohë është caktuar një komision i posaçëm për të hetuar ngjarjen.