Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Teatri i pështirë dhe vetëposhtërues sapo filloi…

Teatri i pështirë dhe vetëposhtërues sapo filloi…

Rama, si kukull e kurdisur nga sionistët, me xhelatët që bëjnë viktimën

Siç dhe pritej, kryeministri Rama e nisi vizitën e tij kontraverse në Izrael, duke u bërë homazh viktimave të 7 tetorit 2023.

Në një lloj teatri të pështirë ku dhe vetë ai e di që duhet aktruar, shkroi:

“Stacioni i parë i vizitës në Izrael, një vend që kumbon pa fjalë.

Mes humbjeve rrëqethëse, një pyll festash i kthyer pas një kasaphane të patregueshme në një tempull reflektimi për jetën, urrejtjen dhe çmimin e paqes”.

Kështu, vetëposhtërueshëm, Rama po luan një kukullën e kurdisur nga sionistët, siç është në metodat e tyre pa asnjë princip e moral, duke u shitur si viktima ndërkohë që bota e ka parë në dy vite se ç’xhelatë të pashpirt që janë.

Vetë 7 tetori nuk është aspak ashtu siç e paraqet Izraeli, ku pjesa më e madhe e viktimave civile janë pikërisht nga vetë IDF-ja, ushtria sioniste.

Nga ana tjetër, në lidhje me pretendimet se Hamas ka vrarë fëmijë, madje dhe ka prerë koka foshnjash, jo vetëm që janë destruktuar dhe nga media perëndimore, por vetë Hamas ka kërkuar që të hetohet ndërkombëtarësisht mbi këto pretendime. /tesheshi.com/