Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Teatri vazhdon…me fraza që s’i duartroket më askush!

Teatri vazhdon…me fraza që s’i duartroket më askush!

Të tjera fjalë pret shoqëria e zemëruar prej atij që e zhgënjeu deri në fyerje

Rama doli për të tretën ditë radhazi duke zgjedhur sfondin e një rrënimi nga protestat studentore për mesazhet e veta tashmë të dala boje, me në thelb një propagandë të stërkonsumuar që ka si kryefjalë BE-në.

“Po bëjmë verifikime. Kemi bërë gati një dritare që do të shfaqet tek e-Albania, ku do të mund të regjistroheni duke futur të gjitha të dhënat: emër, mbiemër, identitetin dhe NIPT-in. Pastaj e-mailin, numrin e celularit, të dhëna si sipërfaqja, kompania e sigurimit, parashikimi i dëmit dhe më pas do të ngarkoni dokumentet, që janë pamjet, bashkë me faturat. Do të shikohet edhe raporti me shtetin sa i përket pagesave të detyrimeve. Pasi të bëjmë verifikimet, do të mbledhim një regjistër të të gjitha dëmeve. Ne do t’ju vijmë në ndihmë të gjithëve.

Çdo biznes që është dëmtuar nga vala e dhunës së verbër ka një dritare ku do të mund të regjistrojë dëmin. Siç u thashë miqve të dëmtuar në këtë biznes të vogël, dhjetë grupe verifikimi nga Tatimet do të jenë në terren për të mbledhur të dhënat e dëmeve mbi biznesin e vogël në kryeqytet. Do t’i kthejmë gërmadhat e verbërisë në shembuj të forcës.

I respektojmë studentët, i çmojmë si shtysën për të ecur më shpejt përpara. Zëri i tyre dhe i çdo të riu duhet dhe do të dëgjohet me respekt. E drejta për të protestuar duhet dhe do të mbrohet si një e drejtë për të cilën ne të gjithë kemi luftuar në kohë të ndryshme. S’do të lejoj askënd dhe asgjë të rrezikojë të ardhmen e këtij vendi”, ishin fjalët e tij.

Megjithatë, të gjithë presin të tjera fjalë nga ai. Këto që thotë nuk kanë më asnjë vlerë. Qeverisja e tij ka zhbërë pothuajse të gjithë ligjërimin e tij që nga koha kur u shfaq si mendimtar publik duke denoncuar komunizmin e më pas qeverisjet post-komuniste.

Fjala, armën që ka patur më të fortë, ka vrarë në rradhë të parë vetë atë! /tesheshi.com/