
Në Teheran janë zhvilluar aktivitete përkujtimore për fëmijët e vrarë në sulmin ajror ndaj një shkolle në qytetin jugor iranian Minab, në ditët e para të luftës mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit.
Gra në Teheran kanë mbajtur fotografi të fëmijëve të vrarë, ndërsa në qytet janë vendosur edhe billborde që përkujtojnë viktimat e sulmit.
Shkolla në Minab u godit më 28 shkurt, në ditën e parë të sulmeve ajrore amerikano-izraelite ndaj Iranit. Sipas raportimeve, në mesin e të vrarëve ishin rreth 120 fëmijë.
Përkujtimet u zhvilluan më 21 dhe 22 nëntor, ndërsa në rrugët e Teheranit vazhduan të shfaqeshin mesazhe kundër SHBA-së dhe në mbështetje të Iranit. /mesazhi







