Telefoni 1300 dollarësh i Samsung mund të ketë kosto shtesë në të ardhmen

Informacioni fshihet në 44 fusnotat e Samsung në faqen promocionale të Galaxy S24 ku thuhet se Galaxy AI mund të ofrohet falas deri në fund të 2025 në telefonët e mbështetur Samsung.

Gjatë debutimit të madh të Galaxy S24 javën e kaluar, një prej momenteve kyçe të evenimentit ishte prezantimi i Galaxy AI.

Një tjetër detaj ishte integrimi i inteligjencës artificiale të Samsung në versionin Android të kompanisë. Me gjithë zhurmën e madhe që debutimi i Galaxy AI bëri, një detaj mbeti disi në hije, se Samsung mund të fillojë të tarifojë përdoruesit për funksionalitetet AI në të ardhmen.

Informacioni fshihet në 44 fusnotat e Samsung në faqen promocionale të Galaxy S24 ku thuhet se Galaxy AI mund të ofrohet falas deri në fund të 2025 në telefonët e mbështetur Samsung.

Kjo do të thotë se pas 2025 Samsung ruan të drejtën për të tarifuar përdoruesit për Galaxy AI. Funksionalitetet AI sot mbështetet në serverët cloud të kompanive për të kryer operacionet.

Ato kanë një kosto të madhe dhe të vazhdueshme ndërsa kompani si Google dhe Amazon kanë raportuar humbje 10 miliardë dollarë nga asistentët e tyre.