Telefoni i parë Android me 20 GB RAM

ZTE edhe zyrtarisht ka prezantuar telefonin e mençur Axon 30 që vjen me kamerë pas ekranit. Ky është telefoni i dytë i mençur nga kompania ZTE, që aktualisht përdor këtë teknologji në kamera.

Në fakt, telefonat e mençur të kompanisë ZTE janë pajisjet e vetme në treg që përdorin teknologjinë e kamerave pas ekranit. Axon 30 është telefoni i parë në botë me kamerë pas ekranit prej 400 PPI, transmeton Telegrafi.

Gjithashtu është telefoni i parë në botë me kamerë pas ekranit dhe me shpejtësi të madhe të rifreskimit të ekranit prej 120 Hz. Kompania me këtë zgjedhje inovative ka rritur telefonin e saj të mençur me 12 GB RAM dhe 8 GB tjera që në total të arrijë në 20 GB RAM. Këtë e ka arritur përmes teknologjisë së veçantë të “lidhjes” se memories, që përdor ZTE dhe është telefoni i parë i këtij lloji në treg.

Sot kemi telefona të mençur me kapacitet për ruajtjen e të dhënave deri në 512 GB, derisa disa kanë deri në 1 TB. Megjithatë, sa i përket RAM-it dhe 12 GB-ve është befasues dhe i kënaqshëm për përdoruesit.

“Teknologjia e lidhjes së memories funksion në atë mënyrë duke përdorur disa kapacitete të ROM-it. Kjo e bën që ky telefon të jetë më i shpejtë gjatë punës.