Televizioni izraelit: Ushtria “aksidentalisht” ka vrarë dhjetëra palestinezë në kampin e refugjatëve Maghazi

Ushtria izraelite konfirmoi se ka shkaktuar “aksidentalisht” vrasjen e dhjetëra palestinezëve të pafajshëm me sulmin ajror që ka kryer më 24 dhjetor ndaj kampit të refugjatëve Maghazi në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.

Në lajmin e televizionit shtetëror KAN të Izraelit thuhet se “Ushtria izraelite pranon se sulmi i forcave ajrore në kampin e refugjatëve Maghazi të dielën dhe të hënën në mbrëmje (24-25 dhjetor) i cili vrau dhjetëra civilë që nuk ishin përfshirë në ngjarje, ka shkaktuar dëme në ndërtesat pranë objektivit dhe ka dëmtuar civilët”.

Pas sulmit Forcat Ajrore Izraelite nisën hetim operacional ndërsa një zyrtar ushtarak i paidentifikuar ka thënë se në ngjarje u përdorën “armë jo të përshtatshme për sulmin”.

Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Seif Magango ka bërë të ditur se vazhdimi i sulmeve izraelite kundër pjesës qendrore të Gazës krijojnë shqetësim të madh dhe se në raporte janë regjistruar që në datat 24 dhe 25 dhjetor janë kryer mbi 50 sulme ajrore.

Duke tërhequr vëmendjen se vetëm në dy sulme ndaj rajonit në fjalë janë shkatërruar 7 ndërtesa, Magango tha se në sulmin ajror humbën jetën 86 persona.