Sot në vendin tonë pritet të mbajë mot kryesisht me diell.
“Do të mbajë mot kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius”, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, transmeton lajmi.net.
Sipas njoftimit, në viset malore temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 0-1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-13 gradë Celsius.
Pritet të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes e lehtë deri mesatare.