Autoriteti i Aviacionit Civil bëri të ditur se hapësira ajrore do të përdoret vetëm për fluturime evakuimi dhe për transport domosdoshëm të mallrave. Vendimi vjen pas shqetësimeve për sigurinë në rajon dhe rrezikut nga sulmet ajrore.
Ndërkohë, Aeroporti Ndërkombëtar Hamad në Doha sqaroi se çdo fluturim i ri në ditët në vijim do të varet nga vlerësimi i vazhdueshëm i situatës së sigurisë.
Kompania Qatar Airways ka nisur gjithashtu disa fluturime të kufizuara riatdhesimi drejt qyteteve europiane, përfshirë Londrën, Romën, Parisin, Madridin dhe Frankfurtin.
Më herët gjatë kësaj jave, zyrtarët e Katarit deklaruan se ushtria kishte parandaluar tentativa sulmesh iraniane ndaj aeroportit. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, vetëm të premten u kapën nëntë dronë që dyshohet se kishin në shënjestër territorin e vendit.
Autoritetet kanë paralajmëruar se situata mbetet e brishtë dhe çdo vendim për zgjerimin e fluturimeve do të merret në varësi të zhvillimeve të sigurisë në rajon. /tema






