Tentim vrasje në Prishtinë

Policia e Kosovës raporton se një person i dyshuar ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një mashkulli në Prishtinë.

Nuk raportohet për te lënduar ndërsa, ne vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja te kalibrit 7.65 mm. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.

Rasti është duke u hetuar nga njësitet relevante policore.