Tentim vrasje në Suharekë

Policia ka arrestuar dy meshkuj dhe një femër në Suharekë pasi që në rrugën “Skënderbeu”, mbrëmë rreth orës 22:15 derisa ishin duke lëvizur me veturën e tyre kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të një veture tjetër në lëvizje në të cilën ishin duke udhëtuar dy meshkuj.

Si pasojë e të shtënave nuk ka persona të lënduar, por është dëmtuar parafango e veturës së dy viktimave. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje.