Tentuan të mashtronin Apple me 5,000 iPhone, rrezikojnë 20 vite burg

Haotian Sun dhe Pengfei Xue krijuan një skemë për të mashtruar Apple me shkëmbimin e modeleve origjinale iPhone me iPhone të falsifikuar të cilët i çonin për riparim.

Dy shtetas Kinezë të cilët u përpoqën të mashtronin Apple me 5,000 njësi iPhone me vlerë miliona dollarë u shpallën fajtor ditën e Marte.

Haotian Sun dhe Pengfei Xue krijuan një skemë për të mashtruar Apple me shkëmbimin e modeleve origjinale iPhone me iPhone të falsifikuar të cilët i çonin për riparim.

Nga Maji 2017 deri në Shtator 2019, Sun dhe Xue blinin modele të falsifikuara iPhone nga Hong Kong, manipulonin numrat serial dhe IMEI dhe i dërgonin në dyqanet e Apple ose servise të autorizuara.

Më shumë se 5,000 iPhone janë dërguar tek Apple gjatë një periudhe 2 vjeçare. Dyshja janë shpallur fajtor për mashtrim dhe konspiracion dhe përballen me një dënim maksimal prej 20 vitesh. Dënimi do të bëhet publik më 21 Qershor 2024.