Një tërmet me magnitudë 6.7 ka goditur brigjet verilindore të Japonisë. Autoritetet kanë lëshuar menjëherë paralajmërim për cunami dhe u kanë kërkuar banorëve të zonave bregdetare të largohen drejt tokës së brendshme.
Ekipet e emergjencës po monitorojnë situatën, ndërsa nuk ka ende raportime për viktima apo dëme të mëdha. Japonia, e vendosur në një zonë të rrezikshme sizmike, përjeton shpesh tërmete të forta, ndaj autoritetet janë në gatishmëri të plotë. /mesazhi







