Një tërmet me magnitudë 7,6 ballë goditi brigjet veriore të Japonisë, raportoi Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së (USGS), duke e shtyrë Tokion të lëshojë paralajmërim për cunami dhe t’u kërkojë njerëzve të kërkojnë siguri, transmeton Anadolu.
Tërmeti u regjistrua në orët e vona të mbrëmjes dhe u mat në një thellësi prej 53,1 kilometrash larg brigjeve të prefekturës veriore Aomori, tha USGS-ja.
Sipas Agjencisë Meteorologjike të Japonisë, intensiteti i tërmetit ishte mbi nivelin 6 në shkallën e brendshme japoneze të matjes nga 0 në 7.
Agjencia lëshoi një paralajmërim për cunami për prefekturat Aomori, Iwate dhe Hokkaido, si dhe një këshillim për cunami për prefekturat Miyagi dhe Fukushima, duke u kërkuar njerëzve të evakuohen drejt zonave më të sigurta.
Ndërkohë, autoritetet kanë pezulluar shërbimet e trenit Tohoku Shinkansen në verilindje të Japonisë për shkak të tërmetit, raportoi Kyodo News.


