Tërmet në Indonezi, jepet paralajmërim për cunami

Një tërmet me fuqi prej 7,5 ballë ka goditur sot pjesën veriperëndimore të ishullit Java në Indonezi në orën 07:03 sipas kohës lokale, raporton Anadolu Agency (AA).

Autoritetet e Indonezisë kanë lëshuar një paralajmërim për cunami për vendbanimet Banten, Lampung, Java Perëndimore, dhe Bengkulu.

Epiqendra e tërmetit ishte 147 kilometra në juglindje të Sumur-Banten dhe 10 kilometra nën sipërfaqe.

Dridhjet u ndjenë në kryeqytetin e Indonezisë, Xhakartë.

Akoma nuk është raportuar për viktima apo dëme materiale.