Tërmeti “shkund” Greqinë

Një tërmet me magnitudë 4.9 Rihter është regjistruar në Evia. Mediet greke bëjnë me dije se lëkundjet kanë qenë të forta dhe se tërmeti është ndjerë deri në Atikë.

Sipas Institutit Gjeodinamik të Observatorit të Athinës, tërmeti ka ndodhur në orën 22:06 me orën lokale.

Thellësia fokale e tërmetit është 5 km, ndërsa epiqendra 8 km në lindje në juglindje të fshatit Zarakes në Evian jugore.

Deri më tani nuk është raportuar për dëme materiale. Ky është tërmeti i dytë i fuqishëm që ndodh në Evia në 24 orët e fundit.

Në mëngjes Evia u trondit gjithashtu nga një tërmet me magniutidë 4.7 Rihter.

Sipas Institutit Gjeodinamik të Observatorit të Athinës, tërmeti ka ndodhur në orën 22:06 me orën lokale.