Tesla prezanton veturën më të shitur me dizajn të ri

Tesla Model 3

Tesla ka ridizajnuar Model 3, e cila sjell një formë edhe më aerodinamike e me një brendësi të përmirësuar. Bateritë tani sigurojnë udhëtim deri në 629 kilometra në skenarin më të mirë.

Gjashtë vjet pas premierës së veturës më të shitur të Teslas, që deri më tani ka gjetur rrugën për më shumë se dy milionë klientë në mbarë botën, kompania amerikane e veturave prezantoi modelin e rifreskuar, e cila në fazën e zhvillimit fshihej pas emrit Project. Analistët parashikojnë se Model 3 i ridizajnuar do të jetë makth për veturat elektrike në Evropë.

Me ndryshime të mira në pamjen e jashtme, silueta e të cilit mbeti e njëjtë, Modeli 3 mund të mburret me rezultat edhe më të mirë përsa i përket aerodinamikës, gjë që në fund të fundit ndihmon në kursimin e energjisë. Ndër detajet e reja spikasin dritat LED të përparme dhe të pasme dhe shenjat e reja.

Përmirësim ka edhe në ekranin brenda veturës. Ndryshim tjetër është që edhe pasagjerët në ulëset e pasme do të kenë një ekran më të vogël nga i cili mund të kontrollojnë klimën.

Në skenarin më të mirë, me një bateri, klientët mund të bëjnë deri në 629 kilometra, që është dhjetë për qind më mirë sesa versioni i kaluar.

Modeli 3 i përmirësuar pritet të jetë i disponueshëm për klientët në Evropë në fund të tetorit. /koha