Tesla Superchargers gjithashtu funksionojnë me energji elektrike të prodhuar nga gjeneratorët me naftë

Veturat elektrike janë tema kryesore e industrisë, por është interesant fakti se nuk flitet edhe aq rreth elektricitetit të përdorur për t’i karikuar ato.

E vendosur në një fermë mes San Franciskos dhe Los Anxhelosit, Harris Ranch Supercharger ofron përvoja solide të ngrënies dhe shumë vende për të karikuar veturat elektrike, të cilat udhëtojnë gjashtë orë midis dy qyteteve.

Harris Ranch nga Tesla reklamohet si stacioni më i madh në botë për karikimin e veturave, me 98 karikues, por reporteri në fjalë zbuloi se Superchargers shpesh mbushen me gjeneratorë me naftë, transmeton Telegrafi.

Rasti u zbulua nga SF Gate. I vendosur përtej rrugës nga Harris Ranch Supercharger, prapa stacionit Shell, është një gjenerator me naftë që ndihmon në fuqizimin e karikuesve. Ky lajm u raportua për herë të parë nga reporteri investigativ Edward Niedermayer.

Fakti që një gjenerator i vogël me naftë ndihmoi në fuqizimin e karikuesve, vuri në lëvizje një sërë ngjarjesh që, sipas Niedermayer, hodhën poshtë mitin e Elon Musk.

“Sapo të ndaloni ta pranoni Musk fjalën e tij, imazhi i tij heroik popullor zhduket dhe një realitet shumë më i errët fillon të shfaqet”, shkruan gazetari.