Tetë vjet nga konflikti në “Lagjen e Trimave” – u mor vesh se kush erdhi por jo edhe kush i ftoi dhe i tradhtoi!

Kim Mehmeti

U bënë tetë vite nga konflikti i armatosur në ‘Lagjen e Trimave’ në Kumanovë’ ku humbën jetën tetë pjesëtarë të MPB-së së Maqedonisë dhe 10 pjesëtarë të grupit të armatosur.
Gjykata Penale në nëntor të vitit 2017 dënoi 33 veta nga të cilët 7 me burg të përjetshëm, 13 me nga 40 vite burg e të tjerët prej 13 deri në njëzet vite burg.
Pra u dënuan me burg të përjetshëm thuajse më shumë veta se sa nacistë në procesin e Nurembergut pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore?!
Nga gjithë këta që me vite kalben në burgjet e Maqedonisë, 19 veta janë vëllezër tanë nga Kosova.
Dhe përderisa dihet se cilët janë ata që erdhën nga përtej kufirit, kurrë nuk u muar vesh se kush i ftoi dhe kush i tradhtoi.
Ndërkohë tetë vite ma radhe sa kanë kaluar nga kjo ngjarje tragjike, thuajse të gjithë heshtin, përfshi edhe drejtueset e BDI-së që premtuan hetimi ndërkombëtar për rastin ‘Lagjja e Trimave’ edhe atë duke pasur ministrin e vet të drejtësisë.
Në të vërtet, fatin e shqiptarëve të Maqedonisë, në masë të madhe e ka përcaktuar përkujdesja ndërkombëtare, ngaqë pushtetarët shqiptarë kanë qenë të angazhuar me punë më të ‘rëndësishme’. Si për shembull me ndarjen e hajnisë me sivëllezërit e tyre maqedonas.

 

Nga: Kim Mehmeti