Thaçi flet nga Brukseli, shpreson në arritjen e marrëveshjes

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi para takimit me homologun e tij serb, Aleksander Vuçiq ka folur për media.

Ai ka thënë se marrëveshja finale ndërmjet dy vendeve, nënkupton paqe dhe stabilitet për dy popujt, raporton Indeksonline.

“Jam i vetëdijshëm që do të kemi pengesa dhe vështirësi, por ja vlen për të punuar që të shënojmë progres”, ka theksuar Thaçi.

“Po hyjmë në fazë të re të dialogut për arritjën e marrëveshjes përfundimtare. Ky proces i dialogut shpresoj që do të shënoj progres për Kosovën, Serbinë, për paqen dhe stabilitetit në rajon për të dy popujt. Jam i vetëdijshëm që do të kemi pengesa dhe vështirësi, por ja vlen për të punuar që të shënojmë progres. Kjo gjendje e statusit është e paqëndrueshëm, konflikti ngrirë është i paqëndrueshëm duhet të lëvizim drejt të ardhmes evropiane të Kosovës dhe Serbisë. Pra, ky dialog ka vlera euroatlantike, të paqes, stabilitetit dhe zhvillimit ekonomik. Por, ritheksoj se dialogu dhe marrëveshja ka kuptim vetëm atëhërë kur ndodh njohja reciproke e Kosovës nga Serbia. Askush çështjen e negociatave apo marrëveshjet nuk mund të lidh me çështjet e tjera. Marrëveshja finale do të jetë në interes të qytetarëve të Kosovës dhe Serbisë. Do të ruhet shpirti multietnik, do të jetojnë në pronat dhe shtëpitë e tyre në paqe”, thotë Thaçi.

Ai ka shtuar se Kosova është unike në favor të dialogut.

“Tone për luftë apo refugjatë janë absurde. Kosova është unike në favor të dialogut, të gjitha institucionet qeveria, parlamenti, shoqëria civile janë në favor të negociatave dhe arritjes së marrëveshjes përfundimtare, demarkimity të kufirit mes Kosovës dhe Serbisë, që nënkupton përfshirjen e kësaj pjese”, ka theksuar Presidenti Thaçi.