Thaçi: Kurti e shkeli Kushtetutën në mënyrë flagrante

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka thënë që vendimi i Qeverisë për kufizimin e lëvizjes për qytetarët është një shkelje flagrante e kushtetutës së Kosovës.

Thaçi në një konferencë për media ka theksuar që as policia e Kosovës dhe as organet e sigurisë nuk duhet të zbatojnë këtë vendim pasi sipas tij edhe vet bëjnë vepër penale.

“Ky vendim do të jetë i pazbatueshëm. Është një vendim i rrezikshëm i Qeverisë së Kosovëës, për qytetarët e vendit”.

“Kurti ka shkelur në mënyrë flagrante kushtetutën e Kosovës.Vendimi për kufizimin e paraqet shmangien nga të drejtat e lirive të njeriut. Kufizimi i lirive mund të bëhet vetëm nëse shpallet gjendja e jashtëzakonshme të cilën mund t a shpallë vetëm Kuvendi”.

“Unë do të respektoj kushtetutën por edhe do të kujdesem që institucionet të veprojnë në përputhje me kushtetutën. Do ta kundërshtoj çdo institucion që shkel kushtetutën dhe ligjet. As Qeveria dhe askush nuk ka mandat t’ua mohojë qytetarëve lirinë dhe të drejtat”.

Thaçi ka thënë Qeveria Kurti me këtë vendim ka shkelur një mori nenesh.

“Deri sot kryeministri ka thënë që gjendja është nën kontroll, dhe ka kundërshtuar propozimin për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme”.

“Qytetarët nuk janë të detyruar t’i respektojnë vendimet anti-kushtetuese dhe askush nuk mund t’i dënojë ata. As policia e Kosovës dhe as organet e sigurisë nuk duhet ta zbatojnë këtë vendim antikushtetues, sepse kështu edhe vet bëjnë vepër penale”.