Thaçi në Forumin e Paqes kërkon mbështetje për dialogun Kosovë-Serbi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka marrë pjesë në Forumin e Paqes në Paris.

Në këtë Forum, Thaçi ka kërkuar që të mbështeten përpjekjet e Kosovës dhe të Evropës për forcimin e paqes përmes dialogut Kosovë-Serbi.

Presidenti ka thënë se kundërshtarët e paqes janë në dijeni se një marrëveshje paqësore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do ta prekte planin e tyre destruktiv.

“Popujt tanë ia kanë borxh vetvetes dhe gjeneratave të reja që ta zhdukin vijën e frontit që ka lënduar rajonin tonë me shekuj”, ka shkruar Thaçi në Facebook.