Thaçi uron Erdoganin, pret vazhdim të bashkëpunimit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka uruar Recep Tayyip Erdoğan me rastin e marrjes së mandatit të presidentit të Turqisë, për herë të dytë.

Në urimin e tij, Thaçi ka shprehur se pret vazhdim të bashkëpunimit mes Kosovës dhe Turqisë, transmeton Indeksonline.

“Urime për presidentin e Turqisë Rexhep Erdogan. Presim vazhdimin e bashkëpunimit mes Kosovë dhe Turqisë. Dy vendet janë aleate strategjike në të gjitha sferat”, ka shkruar Thaçi në Twitter.