Themelimi i medreses së Tiranës pati jehonë edhe në Stamboll.

Në vjeshtën e vitit 1924 do të gjente vend ndër faqet kryesore të shtypit të asaj kohe në Stamboll edhe themelimi i medresesë së Tiranës. Gazeta e themeluar nga poeti i madh Mehmet Akif “Siratu-l mustekim”e cila më vonë do të quhej “Sebil-ur-Reshad” do ti jepte hapësirën e nevojshme këtij lajmi.

Sipas korespondetit të gazetës nga Shkupi T. Bahri “ Në Tiranë u mbajt ceremonia e hapjes së medresesë së këtij qyteti e cila pati filluar së ndërtuari para dy vjetësh. Tani ajo është përfunduar dhe ka një arkitekturë shumë të veçantë dhe e rrethuar me lulishte shumë të bukur” theksonte ai.

Në lajmin e tij të dërguar për gazetën ai përshkruante edhe programin mësimorë të medresesë si dhe kushtet që duhet te plotësonin nxënësit për tu regjistruar aty. Në të njëjtën kohë korespondenti i gazetës nga shkupi vinte në dukje edhe botimin e revistës “Zani Naltë” e cila do të plotësonte nevojat e lexuesve shqiptarë në tematika të ndryshme fetare dhe kulturore. [1]

[1] T. Bahri, “Arnavutluk’ta Medreseler”, Sebilü’r-reşad, 24 Rebî‘ulevvel 1343/23 Teşrîn-i Evvel 1340 [23 Ekim 1924] Cilt: 24, Sayı: 622, s. 379.