Therën me thikë nxënësit e shkollës fillore në Ferizaj

Sot rreth orës 13:00 në Ferizaj, ka ndodhur një përleshje në mes dy nxënësve në afërsi të shkollës fillore “Jeronim De Rada”.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi i ka thënë lajmi.net se njëri nga nxënësit ka pësuar lëndime të lehta.

Ai tha, se viktima është dërguar për trajtim dhe më pas është liruar për shtëpi.