Theret me thikë një burrë në Deçan

Një person është therrur me thikë dje në Deçan.

Policia ka bërë të ditur se pas trajtimit në QMF-në e Deçanit, i njëjti është dërguar në QKUK, raporton teve1.ingo

Sipas raportit të PK-së, i dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes, ndërsa rasti po hetohet.

“VRASJE NË TENTATIVË- Deçan / 08.09.2024-22:30. Viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime pasi që i njëjti dyshohet se është therë me një mjet të mprehtë-thikë nga i dyshuari kosovar, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur. Viktima pas tretmanit mjekësor në QMF-Deçan, është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor në QKUK. Lidhur me rastin është informuar e konsultuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin.” – thuhet në raport.