Thjeshtësia apo Kompleksiteti?

Vehbi Zeqiri

Nuk ka dyshim se rruga dhe mënyra drejt suksesit, përsosjes dhe zotërimit të çfarëdo fushe është thjeshtësia e jo kompleksiteti.

Njerëzit më të suksesshëm janë dhe flasin gjithmonë thjeshtë. Të vetëquajturit të suksesshëm janë të komplikuar dhe kompleksuar në veprimet dhe mendimet e tyre. Kjo mënyrë nuk çon askund.
Nuk ka asgjë të komplikuar po që se ndahet në pjesë të vogla dhe zgjidhet me një renditje të mençur.
Truri e do qetësinë dhe rehatinë, prandaj çdo veprim dhe mendim i kompleksuar e zvogëlon dukshëm kreativitetin dhe aftësinë e të menduarit, por jo vetëm kaq, gjithashtu e rrit edhe hormonin e stresit, ‘Cortisol-in’.

Deri sa mund të supozojmë që vetëm 5% e njerëzve janë vërtetë të suksesshëm, atëherë ne të gjithë duhet të sillemi si ky 5%-shi i njerëzve.
Nëse ne sillemi si 95%-shi i njerëzve, është vërtetë e pa mend të pritet suksesi i 5%-shit?!

Nëse na është dhënë, urtësia, inteligjenca, mençuria, burrëria, etj., cilësi shumë të larta dhe shumë të dëshiruara prej të gjithëve, atëherë do të pyetemi prej Krijuesit tonë se si i kemi përdorur ato?
Nëse Zoti i plotfuqishëm na ka begatuar me ndonjë prej këtyre dhuntive, medoemos do të jemi përgjegjës ndaj familjes dhe shoqërisë, që t’i ndihmojmë ata me më pak fat.
Njerëzit me dhunti dhe cilësi të larta pritet t’i udhëzojnë, inspirojnë, dhe motivojnë të tjerët ndërsa vetën e tyre duhet ta vetë-motivojnë, inspirojnë, dhe udhëzojnë.
Ky është çmimi që duhet ta paguajnë për dhuntitë që iu kanë dhënë!
Thjeshtësojeni rrugën tuaj drejt suksesit, zhvillimit, dhe biznesit dhe jini mirënjohës ndaj dhuntive që Zoti ua ka dhënë.

Nga Vehbi Zeqiri
Me përvojë të gjatë (3 dekada) në pozita udhëheqëse