T’i thuash “jo” dikujt…

Dr. Rafif Al Muhanna

T’i thuash “jo” dikujt është për ti bërë gjërat më të qarta, për ta nxitur tjetrin ti respektojë kufijtë e tu, të përkohshëm qofshin apo të përhershëm. Problemi jonë me njerëzit e afërt është se kufijtë janë gjithmonë të përkohshëm dhe kanë nevojë për përditësim të vazhdueshëm.
Ti thuash “jo” dikujt, do të thotë se po i bëjmë një dhuratë, që të reflektojë me veten dhe ta njohë atë më mirë.
Duke i thënë “jo” dikujt, i kemi bërë një shërbim të madh vetes tonë, duke e ndaluar që të bëjë gjëra të papërshtatshme dhe të padëshiruara. Kjo shpjegon dhe atë ndjenjën e euforisë e cila lidhet ngushtë me përdorimin e fjalës jo, eufori, forcë, mirënjohje dhe konfirmim i vetes.
Përdorimi i fjalës “jo” nuk fyen askënd, përkundrazi është një fjalë që u shërben të gjithëve.

Nga: Dr. Rafif Al Muhanna
Përktheu: Elmaz Fida