T’i zgjedhim njerëzit që kërkojmë ndihmën e tyre

Nëse mundesh, mos kërko ndihmë nga ai që dëshiron të të “skllavërojë” dhe që dëshiron që të të bëjë “rob” të tij me ndihmën që ai ty do ta ofrojë.

A i ke dëgjuar fjalët:”..mos harro se unë isha ai që të punësova,…ai që të shpëtova…ai që të përkraha..”, etj, ato në realitet janë fjalët më të shëmtuara që mund t’ia thuash një njeriu që ti ndonjëherë i ke ndihmuar, dhe janë fjalët më të hidhura që mund t’i ndëgjojë ai prej teje! Pos tjerash me këto fjalë, ti e shkatërron dhe zhvleftëson tërë mirësinë tënde. I Dërguari ynë s.a.v.s. ka thënë:”

Tre persona Allahu nuk do t’i shiqojë fare Ditën e Gjykimit: atë që nuk i rrespekton prindërit e vet, konsumuesin e pandalshëm të alkoolit, dhe atë që ua përmend njerëzve mirësinë që ai ua ka bërë”.

Nga: Prof. Driton Arifi