Ballina Sport Futboll “Tifozat Kuq e Zi” njoftojnë se nuk do të jenë prezent në...

“Tifozat Kuq e Zi” njoftojnë se nuk do të jenë prezent në stadium për ndeshjen ndaj Serbisë

Për herë të parë pas 21 vitesh të ekzistencës së tyre, grupimi i njohur i tifozëve shqiptarë “Tifozat Kuq e Zi” nuk do të jetë i pranishëm në stadium për të përkrahur Shqipërinë në ndeshjen e 7 qershorit ndaj Serbisë.

Kësaj radhe, arsyeja qëndron, sipas deklaratës, tek vetë Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF), të cilën ata e akuzojnë për përjashtim të qëllimshëm dhe favorizim të interesave private.

Në thelb të reagimit të tyre është kundërshtimi ndaj mënyrës së shpërndarjes së biletave, të cilën e quajnë “farsë” dhe një “short të rremë”.

Sipas TKZ, ky sistem nuk ishte as transparent dhe as gjithëpërfshirës, por i ndërtuar për të garantuar bileta për agjencitë turistike dhe për të ushqyer pazaret që, sipas tyre, janë bërë të zakonshme.