Tifozët e Arsenalit të mërzitur, lusin Granit Xhakën të mos largohet

Granit Xhaka i ka dhënë lamtumirën Arsenalit, pas ndeshjes së fundit të zhvilluar në Premier League.

Ylli shqiptar me pasaportë zvicerane shënoi dy gola në fitoren 5-0 ndaj Wwolverhampton Wanderers në ndeshjen e fundit për edicionin 2022/23.

Pas përfundimit të takimit, Xhaka u ka dhënë lamtumirën tifozëve të Arsenalit, duke bërë një ecje të shkurtër në fushë, shkruan IndeksOnline.

Mirëpo tifozët e Arsenalit nuk duan largimin e ish-kapitenit të tyre.

Ata kanë vërshuar faqen e Arsenalit në Instagram me komente.

Në shumicën e komenteve shkruhet ‘’Stay Granit’, që në shqip do të thotë qëndro Granit. Ata janë kundër largimit të Xhakës nga Arsenali, ‘Gunners’ dëshirojnë yllin kosovar të paktën edhe për një sezon pjesë të ekipit.

Ai pritet që nga Premier Liga të kaloj në Bundesligë ku do ti bashkohet skuadrës së Bayer Leverkusenit.